Fondi pensional i NLB me fitim prej 65 milionë euro
Në 10 vitet e fundit fitimi nga investimi i mjeteve në fondin e obligueshëm pensional me të cilin udhëheq NLB Fondi i ri pensional me mbi 65 milionë euro, ndërsa fitimi nga investimi i mjeteve në Fondin vullnetar pensional NLB Pensia plus është më i madh se 760 mijë euro....

Deri më 30 prill në fondin e obligueshëm pensional NLB Fondi pensional janë anëtarësuar 182.255 të siguruar. Neto mjetet rriten me dinamikë të kënaqshme, vlerësojnë nga NLB Fondi pensional dhe në fund të prillit arrin rreth 237 milionë euro.
Fondi vullnetar pensional ka 7.904 anëtarë përmes llogarive profesionale dhe individuale dhe akumulimin e neto mjeteve prej mbi 4,5 milionë euro.
NLB Fondi i ri pensionl SHA Shkup festoi 10 vjetorin e ekzistimit. Me këtë rast Fondi në kumtesën e sotme vlerëson se sistemi i sigurimit të kapitalit financiar pensional në vitet e fundit është zhvilluar në mënyrë stabile në suaza të të cilat janë trasuar me reformën pensionale dhe puna e Shoqatës në 10 vite e fundit ishte përshtatur me ngjarjet ekonomike në vend dhe më gjerë.
