9-të aksidente në Shkup, njëra me lëndim të rëndë trupor

15.05.2015 11:36

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit, policia e trafikut ka kryer ekspertizë në gjithsej nëntë aksidente në komunikacion....

Prej tyre, tre janë me pasojë të dëmit material, ndërsa pesë me lëndime trupore në të cilat lëndime të lehta kanë marrë tre këmbësorë, një bashkëudhëtar, dhe një motoçiklist.

Ka ndodhur edhe një aksident me pasojë lëndime të rënda trupore në të cilën lëndime të lehta trupore ka marrë një këmbësor.

Gjatë 24 orëve të fundit nga  ana e policisë së trafikut janë zbuluar dhe sanksionuar 29 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë, prej tyre 23 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se 90 kilometra në orë në vendbanime, tetë këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimit të shënuar, si hde pesë shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar.

Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së trafikut janë larguar 57 automjete të cilët pengonin zhvillimin normal të komunikacionit.

Reparti për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacion pranë SPB-së Shkup   në suaza të projektit "Kulturë e komunikacionit për fëmijët në institucionet parashkollore" do të mbajë punëtori edukative  në kopshtin e fëmijëve "Detska radost", objekti "Sonçogled" e cila gjendet në lagjen Autokomandë.

Për sot nuk janë paralajmëruar ngjarje të jashtëzakonshme me çka pritet komunikacioni të zhvillohet rrjedhshëm dhe sipas rregullativës ekzistuese të komunikacionit.