Maqedoni
Sot mot me diell dhe shumë i nxehtë, temperaturat deri në 41°C
26.06.2025 11:16
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) parashikon për sot mot me diell dhe shumë të nxehtë, me vranësira lokale të lehta deri mesatare. Gjatë orëve të pasdites pritet paraqitje e izoluar e jostabilitetit atmosferik, ndërsa do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.
Temperaturat e mëngjesit do të jenë nga 10 deri në 20°C, ndërsa ato ditore nga 30 deri në 41°C.

Në Shkup, sot pritet mot me diell dhe shumë i nxehtë, me erë të lehtë nga veriu. Temperatura do të lëvizë nga 20°C në mëngjes deri në 41°C gjatë ditës.
Edhe nesër sinoptikanët parashikojnë mot me diell dhe shumë të nxehtë, me vranësira lokale të lehta deri mesatare. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes në disa vende priten reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, të cilat lokalisht mund të paraqiten në formë stuhie me erë të fuqishme dhe mundësi për breshër. Temperaturat e nesërme do të sillen nga 31 deri në 39°C.
Vlera e indeksit UV sot dhe nesër do të jetë 9, që konsiderohet shumë e lartë.
Në fundjavë pritet rënia e temperaturave për disa gradë, ndërsa do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verior.
Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), në bashkëpunim me DPHM, bën thirrje për respektim të shtuar të masave për mbrojtjen e shëndetit, veçanërisht te grupet më të ndjeshme të popullsisë, për shkak të temperaturave të larta ambientale.