Maqedoni
I nxehti tropikal në vend, MEP: Të merren masa për mbrojtjen e punëtorëve
26.06.2025 11:31
Ministria e Ekonomisë dhe Punës informon opinionin në përputhje me informacionin e miratuar...

Ministria e Ekonomisë dhe Punës informon opinionin në përputhje me informacionin e miratuar për zbatimin e masave nga faza e 3-të e planit të veprimit për parandalimin e pasojave nga valët e të nxehtit mbi shëndetin e popullsisë.
Në kushtet e temperaturave ekstreme të të nxehtit, ministria u bën thirrje të gjithë punëdhënësve në sektorin publik dhe privat të zbatojnë masat si vijon:
• Shtyrja e aktiviteteve të punës gjatë orëve më të nxehta të ditës, nga ora 11:00 e mëngjesit deri në orën 5 pasdite, veçanërisht për punëtorët e ekspozuar ndaj nxehtësisë së drejtpërdrejtë;
• Krijimi i mundësive për punë në distancë, fleksibël.
• Sigurimi i kushteve të përshtatshme mikroklimatike në ambientet e punës, me temperaturë deri në 25°C.
• Lirim nga detyrimet e punës të grave shtatzëna dhe personave mbi 60 vjeç, nëse nuk janë siguruar kushte përkatëse për punë, me përjashtim të të punësuarve në infrastrukturë kritike (shëndetësi, polici, armatë, transport, energjetikë, ndërmarrje publike komunale).
Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të vazhdojë të monitorojë dhe koordinojë aktivitetet për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë në punë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera relevante.
