Maqedoni

Lokalizohet zjarri në pyjet e Likovës, QRMK: S’ka rrezik për përhapje të flakëve

26.06.2025 11:40

Qendra rajonale për Menaxhimin e Krizave në Kumanovë, ka njoftuar se sot është dita e tretë nga shpërthimi i flakëve...

Qendra rajonale për Menaxhimin e Krizave në Kumanovë, ka njoftuar se sot është dita e tretë nga shpërthimi i flakëve të zjarrit në një terren, që është vështirë i arritshëm, mbi fshatrat Lojan dhe Vaksincë të Likovës.
 
Ekipet e "Pyjeve Kombëtare" po ndërhyjnë me automjete motorike për shuarjen e zjarrit, që ka përfshirë barin e thatë dhe pyjet me rritje të ulët. Siç raportoi Qendra për Menaxhim me Kriza, punonjësit e degës së Kumanovës arritën ta lokalizojnë zjarrin dhe ta parandalojnë përhapjen e tij drejt Lojanit.