Botë
Tribunali i ri për krime lufte, Zelenski nënshkruan marrëveshje me KE-në
26.06.2025 12:02
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, e nënshkroi të mërkurën vonë një marrëveshje me Këshillin e Evropës...

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, e nënshkroi të mërkurën vonë një marrëveshje me Këshillin e Evropës për themelimin e një tribunali të posaçëm që do t’i gjykonte zyrtarë të lartë përgjegjës për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
Tribunali do t’i ndjekë penalisht “krimet e agresionit” në lidhje me pushtimin dhe mund të gjykojë politikanë të lartë rusë, përfshirë presidentin Vladimir Putin. Mandati i tribunalit do të jetë ndjekja penale e drejtuesve të lartë politikë dhe ushtarakë për krimin e agresionit kundër Ukrainës, tha Këshilli i Evropës. Shtetas të Bjellorusisë apo Koresë së Veriut mund të ndiqen gjithashtu penalisht nëse provohet se kanë luajtur rol të rëndësishëm në krimin e agresionit kundër Ukrainës, shtoi ai.
