Maqedoni

Arsovska: Ganiu ka 13 mijë ndërtime pa leje në Çair

26.06.2025 14:14

Kryetarja e Shkupit Danella Arsovska ka vazhduar me akuzat ndaj kreut të Çairit, Visar Ganiu...

Kryetarja e Shkupit Danella Arsovska ka vazhduar me akuzat ndaj kreut të Çairit, Visar Ganiu, për ndërtimet pa leje. Sipas Arsovskës, në Çair ka më shumë ndërtime pa leje se sa në të gjitha komunat tjera të vendit së bashku. 
 
“Këto janë dy foto satelitore zyrtare nga Agjencia për kadastër të patundshmërive. Njëra është foto nga viti 2017, ndërsa tjetra është nga viti 2023. Në këtë të vitit 2017 shihet lokacioni i ndërtimit pa leje që e kemi zbuluar. Nuk flasim për ndërtim pa leje të zgjerimit të ndonjë tarrace, por ndërtim pa leje tërësisht kriminal dhe i kundërligjshëm, në 2017-ën nuk ekziston. Gjysma e shtetit është ndërtim pa leje. Visar Ganiu ka bërë më shumë ndërtime pa leje, se sa në tërë Maqedoninë t’i mblidhni dhe t’i shumëzoni me 100. Pra, nëse të gjitha komunat e Shkupit kanë qindra  lëndë, Visar Ganiu ka 13 mijë lëndë. Janë ndërtuar në kundërshtim me ligjin, pa kurrfarë rregullash dhe standardi të sigurisë, pa projekt, pa arkitekturë, pa statikë, pa asgjë.”, - deklaroi kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska.