Maqedoni

Halkidiki, ndërroi jetë një 19-vjeçar nga RMV-ja

26.06.2025 14:54

Ka ndërruar jetë një 19-vjeçar nga Maqedonia, i cili po bënte pushimet në plazhin qendror turistik Hanioti në Halkidiki të Greqisë....

Ka ndërruar jetë një 19-vjeçar nga Maqedonia, i cili po bënte pushimet në plazhin qendror turistik Hanioti në Halkidiki të Greqisë.
 
Vdekja e 19-vjeçarit është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, e cila ka marrë informacion nga Greqia për vdekjen e një shtetasi të Maqedonisë. Nga MPJ thonë se janë në komunikim të rregullt me familjen e të ndjerit, me qëllim përfundimin e të gjitha procedurave për transportimin e trupit në vend. 
 
“Ju informojmë se në Konsullatën e Maqedonisë në Selanik është dërguar informacion se në një plazh pranë Halkidikit, ka humbur jetën një shtetas i Maqedonisë, 19-vjeçar. Konsullata është në komunikim të rregullt me familjen e të ndjerit, me qëllim përfundimin e të gjitha procedurave administrative të nevojshme për transportin e trupit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.”, thonë nga MPJ.
 
Siç njoftojnë mediat greke, 19-vjeçari është mbytur në det, pasi ka pësuar arrest kardiak. Raportohet se roja bregdetare dhe një ekip i urgjencës mjekësore kanë ndërhyrë menjëherë, por i riu nuk ka treguar asnjë shenjë jete. Djaloshi është transportuar në Qendrën Shëndetësore të Kasandrës, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.