Maqedoni

LSDM: 12 ligje nga programi parazgjedhor i VMRO-së

26.06.2025 15:09

LSDM ankohet se shumica parlamentare brenda një viti në pushtet ka refuzuar të gjitha propozimet e opozitës...

LSDM ankohet se shumica parlamentare e udhëhequr nga VMRO-DPMNE brenda një viti në pushtet ka refuzuar të gjitha propozimet e opozitës. Deputeti socialdemokrat, Jovan Mitrevski, tha se në mesin e propozim-ligjeve që janë refuzuar është edhe ai për vazhdimin e rritjes së pagës minimale, për vazhdimin e rritjes së të gjitha pagave në sektorin publik dhe privat. Ligji për mbrojtësit maqedonas një vit qëndron i bllokuar në procedurë, ndërsa u refuzua edhe propozim-ligji për ata që pësuan në tragjedinë në Koçan, tha Mitrevski.  Po ashtu LSDM akuzoi se shumica nuk i ka miratuar ligjet nga programi parazgjedhor për të cilat e kanë marrë mbështetjen e qytetarëve, prandaj ata si përgjigje ndaj kësaj, LSDM dorëzoi 12 propozim-ligje, pikërisht nga programi zgjedhor i VMRO-DPMNE-së. 
 
“Ne, deputetët e LSDM-së dhe koalicionit, dorëzuam 12 ligje që janë premtime të VMRO-DPMNE-së. Mund të tingëllojë paradoksale, por nëse nuk i pranuan propozimet tona, ndoshta do t’i pranojnë të vetat, po ato që ua premtuan qytetarëve dhe për të cilat morën mbështetje të madhe.”, - deklaroi deputeti i LSDM-së, Jovan Mitreski.
 
Në mesin e propozim-ligjeve janë një denar akcizë për sportin, leje lindjeje për gratë që merren me bujqësi, mundësia për blerjen e stazhit, apo lirimi nga tatimi personal për ata që do të kthehen nga mërgimi për të hapur biznes në Maqedoni. 
 
GYLTENE SINANI