Edita Bytyqi nga Çairi, fituese e medalies së Artë në “I-SWEEEP”
Edita Bytyqi, nxënëse e vitit të dytë pranë Kolegjit Privat “Jahja Kemal’- Butel, është fituesja e vendit të parë në I-SWEEEP, Olimpiadën Ndërkombëtare për projekte në fushën e energjisë, inxhinierisë dhe mjedisit për një planet të qëndrueshëm, që u mbajt në Hjuston, Teksas, SHBA...

Projekti i Editës me titull “Horse Chestnut and Ëild Lettuce for less Heavy Metals in Drinking Ëater” (Gështenjat e egra dhe lakra e egër për zvoglimin e sasisë së metaleve të rrënda në ujë të pijshëm), u dekorua me Medalje të Artë. Nga Maqedonia u nominuan edhe dy projekte tjera, një nga Velesi dhe një nga Strumica.
Në këtë Olimpiadë garuan 427 projekte të kualifikuar nga 67 shtete dhe u shfaqën në Qendrën e Konventës George R. Broën, Hjuston. Afër 600 nxënës të shkollave të mesme dhe 300 profesorë nga e gjithë bota udhëtuan për në Hjuston për këtë ngjarje të shquar. Finalistët që kanë konkuruar janë zgjedhur në I-SËEEEP duke fituar një çmim të lartë në panaire shtetërore apo shkencore kombëtare në vendet e tyre përkatëse.
Edita Bytyqi edhe vitin e kaluar morri pjesë në INESPO, në Holandë dhe fitoi Medalje të Bronztë. Njëkohësisht fitoi bursë të plotë për shkollim në Kolegjin “Jahja Kemal” me anë të provimit pranues.
