Rajon
Kuvendi i Shqipërisë, shkëmbim akuzash mes PD-së dhe PS-së për zgjedhjet
26.06.2025 16:21
Seanca e sotme plenare u dominua nga akoma e kryetarit të opozitës, Sali Berisha, për krimin, që sipas tij, vodhi zgjedhjet e 11 majit....

Seanca e sotme plenare u dominua nga akoma e kryetarit të opozitës, Sali Berisha, për krimin, që sipas tij, vodhi zgjedhjet e 11 majit.
“Ju nuk festuat dot fitoren kallp me farsë, sepse këtë verë në Bruksel, në Strasburg dhe në të gjitha forumet ndërkombëtare u damkosët si një grup i shkrirë në një me kartelet e drogës. Ku është ajo Sara, as Zeqineja nuk kanë ardhur këtu. Pra, në qoftë se në Shqipëri u zhvillua farsa më e shëmtuar elektorale, ajo pati pasqyrimin më damkosës në botë. Petro, kush të nxori ty nga Parlamenti?”, - theksoi kreu i PD-së, Sali Berisha.
“Je i fundit që mund të flasësh për zgjedhje të lira, të të vijë turp.”, - u shpreh deputeti i PS-së, Petro Koçi.
Akuzave për zgjedhjet, socialistët ia kthyen duke i kujtuar dështimet, që sipas tyre ia konfirmoi edhe rinumërimi i votave.
“Rinumërimi, të njëjtën fitore të madhe, të njëjtën humbje madhështore. Vazhdoni ta njollosni Shqipërinë pa iu dridhur fare qerpiku.”, - theksoi deputeti i PS-së, Toni Gogu.
“Rinumërimi po bëhet, po harxhohen para, deri tani 200 milionë lekë e kusur, edhe pse më duhet ta them se kjo është diçka e mirë. Kur të ngremë komisionin e ri të reformës të adresojmë qartë rekomandimet e ndërkombëtare, t’i depolitizojmë komisionet. Fakti që kjo pjesa këtu s’ka më besim te numëruesit e vet, por te komisionari për zgjedhjet, është një hap i rëndësishëm që duhet përshëndetur. Si ka mundësi që ndodh e njëjta gjë, edhe në 2017-ën, edhe në vitin 2021, edhe në vitin 2025, Ju për ne jeni fat i madh, por për Shqipërinë jeni fat i zi.”, - deklaroi ministri për Parlamentin, Taulant Balla.
Në fillim të seancës, deputetët demokratë akuzuan kryeparlamentaren Spiropali se po shkel Kushtetutën me shtyrjen për në shtator të raportimit të institucioneve të pavarura.
LULJETA NDOKA
