Lavrov në Beograd, krahason Kosovën me Krimenë

15.05.2015 12:11

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Llavrov gjatë vizitës në Beograd tha se qëndrimi i Rusisë ndaj çështjes së Kosovës është plotësisht i qartë dhe i pandryshuar dhe se rregullimi i kësaj çështjeje sipas tij është i mundur vetëm në bazë të të drejtës ndërkombëtare dhe në suazat e përcaktuara me Rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit të KB...

Ai tha për të përditshmen serbe ‘Politika’ se janë absurde përpjekjet e atyre që bënë regjinë e shkëputjes së Kosovës nga Serbia pa kurrfarë referendumi, që të vënë në dyshim vullnetin e shprehur të qytetarëve të Krimesë që t’i bashkohen Rusisë.

“Qëndrimi i Rusisë ndaj çështjes së Kosovës është plotësisht i qartë dhe i pandryshuar. Rregullimi i këtij problemi është i mundur vetëm në bazë të të drejtës ndërkombëtare dhe në suazat e përcaktuara me Rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit të KB. Sa u përket përpjekjeve të Beogradit në këtë drejtim, për ne janë të pranueshme ato vendime që do të kënaqin Serbinë. Nga ana jonë jemi të gatshëm që edhe më tutje të ofrojmë përkrahjen e domosdoshme për partnerët serbë”, - citohet të ketë thënë Lavrov.