Maqedoni
Parashikimi i motit
27.06.2025 11:19
Moti sot do të jetë me diell dhe shumë nxehtë, me vranësira lokale të lehta deri mesatare....

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë nxehtë, me vranësira lokale të lehta deri mesatare. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes, në disa vende do të ketë paraqitje të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie me shi intensiv, erë të fortë, bubullima dhe paraqitje të breshërit. Temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri në 22°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 32 deri në 40°C.
Në Shkup, mot me diell dhe shumë i nxehtë, me erë të lehtë nga drejtimi verior. Pasdite dhe në mbrëmje, në disa pjesë të luginës pritet mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar, lokalisht në formë stuhie. Temperatura minimale do të zbresë deri në 22°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 39°C.
Gjatë fundjavës do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu, e cila do të shkaktojë ulje të temperaturave ditore për 5-7 gradë në krahasim me sot. Nga e hëna, temperaturat ditore do të fillojnë gradualisht të rriten sërish.
