Rajon

Konjufca: Kurti fton liderët në takim për të shtunën

27.06.2025 11:55

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thirrur për të shtunën në takim të gjithë liderët e partive parlamentare..

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thirrur për të shtunën në takim të gjithë liderët e partive parlamentare për të gjetur marrëveshje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kosova vazhdon të jetë pa institucione të reja edhe katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt, pasi seanca konstituive deri më tani ka dështuar 37 herë, ndërsa për sot është thirrur vazhdimi i 38-të i seancës konstituive.