Botë

Merz: BE duhet të arrijë një marrëveshje tregtare ‘të shpejtë dhe të thjeshtë’ me SHBA-të

27.06.2025 12:40

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se Bashkimi Evropian duhet të arrijë një marrëveshje tregtare...

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se Bashkimi Evropian duhet të arrijë një marrëveshje tregtare “të shpejtë dhe të thjeshtë” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 
Në samitin në Bruksel, udhëheqësve të 27 shteteve anëtare iu prezantua një “skicë” e propozimeve të reja të SHBA-ve nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, tha një burim evropian për agjencinë e lajmeve Reuters, pa hyrë në detaje.
 
Lidhur më këtë kancelari gjerman, Merz informoi shtypin se znj. von der Leyen sugjeroi që BE-ja të krijojë organizatën e saj të re ndërkombëtare tregtare, duke gjykuar se Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) është lënë mënjanë.