Ban Ki- Moon: Përshpejtim të hapave për Gjykatën speciale
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki- Moon ka përshëndetur vazhdimin e dialogut midis Prishtinës e Beogradit dhe Marrëveshjen e arritur mbi gjyqësinë...

Ai ka theksuar se një nga çështjet vendimtare të mbetura është formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe, thuhet Raportin e rregullt tremujor të tij për Kosovën, që do të shqyrtohet më 26 maj.
Sipas raportit, të publikuar në sajtin e KB, Ban Ki-moon thekson se Marrëveshja për integrimin e gjyqësisë në pjesën veriore të Kosovës, e arritur më 9 shkurt të këtij viti, tregon se të dy palët janë të përkushtuara për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe për vazhdimin e dialogut.
Theksohet se Prishtina e Beogradi do të duhej të ndërmerrnin të gjithë hapat e domosdoshëm me qëllim të zbatimit me konsekuencë të të gjitha marrëveshjeve të arritura, Me rëndësi vendimtare është që Prishtina e Beogradi të arrijnë përparim në zbatimin e atyre dispozitave të Marrëveshjes së Brukselit të cilat ende nuk janë zgjidhur.
