Maqedoni

Nga 1 korriku ndalohet lëvizja në pyje, dënim deri në 2.000 euro për mosrespektim

27.06.2025 15:51

Ministria e Bujqësisë ndaloi lëvizjen në pyje nga 1 korriku deri më 31 gusht si masë parandaluese...

Ministria e Bujqësisë ndaloi lëvizjen në pyje nga 1 korriku deri më 31 gusht si masë parandaluese, për shkak të temperaturave të larta dhe rrezikut të zjarreve në hapësira të hapura. 
 
“Ndalimi i plotë i lëvizjes në pyje fillon më 01.07.2025 dhe do të zgjasë deri më 31.08.2025. Lëvizja në pyje do të lejohet vetëm me leje me shkrim të lëshuar nga degët përkatëse të NP “Pyjet Nacionale” dhe të Parqeve Nacionale, në përputhje me zonën që ato menaxhojnë. Për mosrespektimin e këtij ndalimi të plotë për lëvizje në pyje dhe tokë pyjore, personave fizikë që do të kapen duke lëvizur në pyje dhe tokë pyjore, në bazë të nenit 106 të Ligjit për pyjet, do t’u shqiptohet gjobë nga 1.500 deri në 2.000 euro në kundërvlerë denari.”, kumtojnë nga ministria. I bëjnë thirrje publikut, që në rast zjarri të njoftojë shpejt numrin e vetëm të emergjencës 112.