Maqedoni
Regjistrimi në shkollat e mesme, afati i dytë është më 30 qershor
27.06.2025 16:16
Gjysmëmaturantët të cilët në afatin e parë të qershorit nuk u regjistruan në shkollat e mesme për vitin shkollor 2025/2026...

Gjysmëmaturantët të cilët në afatin e parë të qershorit nuk u regjistruan në shkollat e mesme për vitin shkollor 2025/2026, do të kenë mundësinë e dytë elektronike për t’u regjistruar më 30 qershor, ndërkaq dokumentacionin e nevojshëm do ta dërgojnë në shkollë më 1 korrik.
Ranglista e nxënësve të regjistruar do të kumtohet më 2 korrik deri në mesditë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për paraqitjen e dytë të qershorit të lira janë 16.034 vende, prej të cilave 10.758 për mësim në gjuhën maqedonase, 4.781 në gjuhën shqipe dhe 474 në gjuhën turke. Për arsim të mesëm gjimnazial ka 3.727 vende të lira dhe 12.307 për arsim profesional. Pas aplikimit të parë, të mbajtur nga 14 deri më 17 qershor, gjithsej u regjistruan 13.712 nxënës, prej të cilëve 3.248 janë regjistruar për mësim në gjuhën shqipe.
