Kumanovë, vijojnë aplikimet për mbështetjen e bujqëve

28.06.2025 13:49

Agjencia për nxitje të zhvillimit të bujqësisë...

Agjencia për nxitje të zhvillimit të bujqësisë, departamenti për rajonin verilindorë me seli në Kumanovë, ka shpallur disa thirrje për ndihmë e mbështetje financiare për buqjit, mjete këto të siguruara nga Programi për zhvillim rural.

Ndërkaq sa i përket afatit të paraqitjeve, Xhabir Ramadani nga Agjencia për nxitje të zhvillimit të bujqësisë në Kumanovë, thotë se të interesuarit mund të aplikojnë deri më 7 dhe 11 korrik.

“Aktualisht janë tri thirrje publike që kanë të bëjnë me kofinancim të drejtpërdrejtë nga programa për zhvillim rural në formë të granteve që jipen, thirrja numër 4 është ajo që përfshinë furnizimin vetëm me traktor. Thirrja e tretë që është për hapjen e puseve, sistemi pika pika, apo ndërtim të ndonji objeki për bujqësi”, - u shpreh Xhabir Ramadani nga Agjencia për nxitje dhe zhvillim të bujqësisë – njësia Kumanovë.

Xhabir Ramadani, gjithashtu na njoftoi se si do të ndahen këto mjete në bazë të përqindjes.

“Financimi fillon nga 50% deri në 75%, mirëpo jo më tepër se 600 mijë denarë për aplikacion, që don të thotë se nëse fatura është për aplikom 20 mijë euro, atëher 10 mijë i takojnë për t’I marrë, e nëse është mbi 20 mijë nuk ndahet me përqindje por maksimumi është 10 mijë euro, e nëse është nën 20 mijë euro atëher me përqindje shkon sa i tekon në bazë se sa e cakton softueri”, - theksoi  Xhabir Ramadani nga Agjencia për nxitje dhe zhvillim të bujqësisë – njësia Kumanovë.

Nga kjo Agjenci, na informuan se më së shumti aplikues për përfitimin e këtyre granteve ka nga bujqit e fshatrave të tër rajonit të Kumanovës, por vërehet interesim edhe nga bujqit fshatrave të Komunave të Likovës dhe Nagoiriçit të Vjetër, e Kriva Pallankës. (Fatlum Aqifi, TVM2)