Trump: Paqe në Gazë mund të arrihet javën që vjen
Presidenti amerikan, Donald Trump...

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se javën e ardhëshme është e mundur arritja e paqes në Gazë.
“Sapo fola me disa nga njerëzit e përfshirë”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.
“Mendoj se javën e ardhëshme do të kemi ndërprerje të zjarrit. Siç e dini e furnizojmë rajonin me shumë para dhe ushqim sepse jemi të detyruar. Ne nuk jemi të involvuar në tërë atë, por njerëzit vdesin, shiheni atë masë njerëzish pa ushqim pa asgjë” – tha Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
Guteresh: Të ndërpriten luftimet në Gazë
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteresh ka kërkaur ndërprerjen e luftimeve në Gaza, pasi që kriza humanitare ka arritur në nivel të tmerrshëm.
Ai thekson se një zgjidhje politike mund të sillte paqe të përhershme në rajon.
“Konflikti ndërmjet Izraelit dhe Iranit ka dominuar në tituj, por nuk mund të lejojmë që vuajtja e palestinezëve në Gazë të mbetet nën hije. Arritja e paqes ndërmjet Iranit dhe Izraelit ofron shpresë e shpresa është mëse e nevojshme, prandaj është koha të gjendet guxim politik për paqe në Gazë. Pas sulmeve teroriste të Hamasit më 7 tetor të cilët pa mëdyshje i dënova, operacionet ushtarake izraelite krijuan krizë humanitare të përmasave të tmerrshme” – deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteresh.
Njoftimi i Presidentit amerikan për mundësinë e ndërprerjes së konfliktit në Gazë, vjen në kohën kur një raport tronditës pretendon se gati 100 mijë palestinezë janë vrarë në luftën e Izraelit në Gaza, që përfshin rreth 4 për qind të popullsisë në atë rajon.
Një artikull i të përditshmes izraelite “Haaretz”, thotë se numri i të vdekurve është më i lartë se numri i viktimave të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë e Gazës, i cili ishte mbi 56,300 që nga tetori i vitit 2023.
Përveç vdekjeve të shumta të palestinezëve nga sulmet izraelite, mjaft njerëz vdiqën gjithashtu nga efektet indirekte të luftës, si uria, i ftohti e sëmundjet, pasojë e kolapsit të sistemit shëndetësor në Gaza.
Sipas të dhënave, 56% e të vrarëve kanë qenë ose fëmijë deri në moshën 18 vjeç, ose gra. Vetëm në 24 orët e fundit, në enklavë humbën jetën 13 persona.
Irani u jep lamtumirën gjeneralëve të vrarë
Ndërkohë Irani ka organizuar ceremoni shtetërore të varrimit të rreth 60 personave, përfshirë komandantët ushtarakë dhe shkencëtarët bërthamorë të vrarë gajtë luftës 12 ditore me Izraelin.
Paraprakisht parlamenti iranian ka votuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Agjencinë ndërkombëtare për energji bërthamore.
MPJ iraniane kërkon që Tramp të respektojë Kamenin
Minsitria e Jashtme iraniane e ka quajtur të pa kuptimt insistimin e drejtorit të përgjithshëm të kësaj Agjencie Grosi, që ti vizitojë objektet bërthamore.
Poashtu shefi i diplomacisë iraniane ka kërkaur respektim nga ana e presidentit amerikan Donald Trump, të liderit suprem iranian Hamenei, si kusht për bisedime me SHBA-të.
“Nëse presidenti Trump është i sinqertë në dëshirën për marrëveshje, ai duhet ta lë mënjanë tonin mosrespektues dhe të papranueshëm ndaj liderit suprem të Iranit, të madhit Ajatollah Hamenei dhe të ndaloj së lënduari ndjekësit e tij miljonësh”.
Senati amerikan e ka hedhur poshtë propozimin e demokratëve që të mos i lejohet Presidentit që të përdor forcën ushtarake ndaj Iranit pa përlqimin e Kongresit. (Rexhep Qamili, TVM2)
