Ukrainë, droni rus godet një ndërtesë banimi në Odesa
Dy persona kanë humbur jetën...

Dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën 14 të tjerë janë plagosur pasi një dron rus u përplas me një ndërtesë të lartë banimi në qytetin ukrainas të Odesës.
Në mesin e të plagosurve ishin edhe tre fëmijë. Rusia nuk po mendon për paqe ka dekalruar presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, i cili kërkon ashpërsimin e sanksioneve ndaj Rusisë.
“Patjetër të zgjerohen sanksionet që të përfshihen kapetanët e tankerëve rus, të gjithë personelin juridik dhe terminalet e dërgesës së naftës ruse. Kjo është punë e përditshme, nga kontrolli i eksportit, kufizimi i zinxhirit të furnizimit, deri te bllokimi i instrumenteve finaciare, si dhe vendosjen e sanksioneve personale. Kjo është e domosdoshme sepse pa këtë, Moska nuk do të mendoj për paqe.” – deklaroi Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Edhe Forcat e armatosura të Ukrainës kanë kryer sulme në një bazë ajrore në rajonin e Volgogradit, në Rusinë qendrore, duke shkatërruar katër avionë luftarakë Su-34. Sipas deklaratës, objektiv i sulmit ishte baza ajrore Marinovka, e cila ndodhet rreth 900 kilometra larg kufirit ukrainas.
