Koçoska, buxheti shtetëror është stabil
Buxheti shtetëror është stabil...

Buxheti shtetëror është stabil, thotë minsitreja e Finacave, Gordana Dimitrieska Koçoska. Sipas saj tregu vendor e mbulon likuiditetin, dhe pjesa më e madhe e buxhetit sigurohet nga tregu vendor, e jo me borxhe të reja apo euro obligatorë.
Në raportin për punën një vjeçare, ajo tha se janë siguruar mjete për rritjen e pagave dhe pensioneve, ndërsa me ribalancin e buxhetit do të sigurohen mjete edhe për rritjen e re të pensioneve.
“Me ribalancin, investimet mbeten prioritet i qeverisë, ndërsa qëllimi është ta rrisim aktivitetin ekonomik dhe ta realizojmë rritjen e projektuar. Njëkohësisht ndryshimet dhe plotësimet e buxhetit janë vazhdim i përpjekjeve tona për konsolidim fiskal, menaxhim dinjitoz me mjetet publike, përkatësisht me paratë e obliguesve tatimorë. Ndryshimet dhe plotësimet e buxhetit për vitin 2025 janë konfirmim i politikës fiskale që e realizojmë gjatë këtyre viteve, me të cilat sigurojmë konsolidim dhe stabilizim të gjendjes makro ekonomike.” – deklaroi Minsitreja e Finacave, Gordana Dimitrieska Koçoska.
