Raporti për RMV-në, Neziri: Edhe në PE kalon, problemet dalin në Këshill
Raporti për progresin e vendit...

Raporti për progresin e vendit do të kalojë me të njëjtën përmbajtje edhe në seancën plenare të PE-së, ashtu siç u votua në Komitet për punë të jashtme, konsideron analisti politik, Xhelal Neziri, për shkak se sipas tij, në këtë fazë si dokument është analitik dhe detekton problemet vendore dhe njëkohësisht edhe rekomandon plotësimin e kushteve që duhet t’i plotësojë vendi ynë si aspirant.
Sipas Nezirit, me të njëjtin disponim raporti do të kalojë edhe në Komisionin Evropian, ndërkaq në hapin përfundimtar në Këshillit Evropian kur edhe merren vendime, mund të ndodhë të mos pranohet nga ndonjë shtet anëtarë.
“Përdorja e termit identitet dhe gjuhë maqedonase në këtë rast nuk ka të bëjë me ndonjë vendim të Këshillit Evropian por me një raport analitik i cili nuk besoj se do të jetë problem edhe për vendet që e kudërshtojnë por edhe në votim, për shkak se deputetët s’kanë të drejtë të përdorin veto. Kur do të vijë koha që të merren vendime në bazë të këtij raporti, që të nisin negociatat apo hapen kapitujt, në atë rast këto vendime i merr Këshilli dhe në Këshill votojnë krerët e 27 vendeve me unanimitet, që do të thotë se Bullgaria ka të drejtë të vetos. Raporti do të kalojë pa ndryshime ashtu siç është propozuar nga raportuesi Vajc dhe do të paraqesë një lloj nxitje për Shkupin zyrtar që t’i përmbushë kushtet.” – tha analisti politik, Xhelal Neziri.
Sofja së fundmi u ka thënë autoriteteve evropiane se s’do të paraqesë kërkesa të reja ndaj Shkupit, por se kërkon të respektohen ato kushte që tashmë janë inkorporuar në kornizën negociuese, e që janë futja e bullgarëve në kushtetutën e vendit tonë.
Në anën tjetër, edhe institucionet e BE-së mbeten të përqëndruar në vazhdimin e procesit eurointegrues të vendit nën diktatet e kompromist të vitit 2022.
Ndryshimi i Kushtetutës kërkon shumicë prej dy të tretash dhe negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen këto ndryshime. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
