ASH e Ziadin Selës, RMV nën kontrollë të "Botës serbe"

28.06.2025 18:34

ASH e Ziadin Selës ...

ASH e Ziadin Selës ka anë të një komunkate thotë se Brukseli konfirmon paralajmërimet e tyre se, Maqedonia e Veriut është nën kontroll të "Botës serbe".

Ajo që e flasim ne që para zgjedhjeve të 8 Majit sot konfirmohet edhe nga Këshilli i Evropës përmes raportit të progresit për Maqedonine e Veriut!  "Bota Serbe" minon sovranitetin e Maqedonisë së Veriut dhe të rajonit.

Përfaqësuesit qeveritarë në Shkup e mbështesin dhe e promovojnë atë.

Kështu thuhet në një projekt-rezolutë të Parlamentit Evropian, bazuar në raportin e Thomas Weitz mbi progresin e Maqedonisë së Veriut, debati për të cilin është planifikuar për 8 korrik në Strasburg.

“Se kjo Qeveri është në shërbim të “botës serbe” e dëshmoi që nga dita e parë duke perjashtuar shqiptarët nga Qeveria, me emrimin e Stoilkoviqit njeriun e dytë të Qeverisë, me tendencën për ndërprerjen e Korridorit 8, me zhbërjen e Marrëveshjes së Ohrit, me 2 miljard euro investime për hekurudhën e shpejtë ne Korridorin 10 që është projekt ekskluzivisht sërb, sepse asnjë përfitim nuk e ka Maqedonia e Veriut, por koston do e paguajnë qytetarët tanë! Pyesim publikisht partitë e koalicionit VLEN se tanimë a e kanë të qartë se kujt po i shërbejnë me qëndrimin e tyre në këtë Qeveri pro sërbo-ruse!?”, - theksojnë nga ASH e Ziadin Selës.

ASH e Arben Taravarit, “Bota serbe” ndikim destabilizuese në RMV

Edhe parita e Arben Taravarit shpreh shqetësim lidhur me përmbajtjen e draft-rezolutës së Parlamentit Evropian, e cila sipas kësaj partie evidenton ndikimin destabilizues të konceptit të ashtuquajtur “Bota Serbe” në Maqedoninë e Veriut dhe në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.