Ligji për përfaqësim të drejtë, Selmani: Bie ndesh me të drejtat kolektive të shqiptarëve
Partitë politike kanë qenë të ndara...

Partitë politike kanë qenë të ndara në qëndrime edhe sa i përket propozim ligjit për përfaqësimin e drejtë. BDI, por edhe dy partitë tjera opozitare, ASH e Ziadin Selës dhe ajo e Arben Taravarit kanë shprehur shqetësimin e tyre ndaj miratimit nga Qeveria të Propozim-ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i cili, siç kanë vlerësuar ato, në thelb nuk ofron zgjidhje, por thellon pabarazitë në përfaqësim dhe shmang detyrimet kushtetuese.
Por koalicioni VLEN pretendon se e ka zgjidhur çështjen e përfaqësimit. Miratimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat është një hap historik që përmbush premtimet e lëna pezull për më shumë se dy dekada kanë thënë nga VLEN.
Sipas tyre, ky ligj vendos për herë të parë një bazë ligjore të qartë dhe të zbatueshme për përfaqësimin e barabartë të të gjitha komuniteteve në institucionet shtetërore. Sado që ligjet të jenë të mira, kur ligjvënësi e ka qëllimin e keq ndodhin grindje në opinion, vlerëson profesori universitar, Bashkim Selamni.
“Fatkeqësisht ky ligj dhe shumë ligje të tjera, jo vetëm që bien në kundërshtim me të drejtat kolektive të shqiptarëve por edhe ato pak të drejta siç ishte balancuesi dhe ligji i gjuhëve, jo vetëm që janë të minimizuara për nga aspekti i legjislacionit, por në zbatimin e tyre do të shohim se të gjitha ligjet jo vetëm që do të kundërshtohen mes vete, por krijojnë edhe shumë padrejtësi në aspektin individual dhe institucional ndaj qytetarëve” – tha Profesori Universitar, Bashkim Selmani.
Selmani njëherit thekson se marrë parasyshë mënyrën e formësimit të ligjeve në Maqedoninë e Veriut, shumë ligje përfshirë dhe këtë që ka të bëjë me përfaqësimin e drejtë, apo ligjin e gjuhëve, bien ndesh me të drejtat autoktone që duhet t’i takojnë një populli, në rastin konkret shqiptaërve. (Rexhep Qamili, TVM2)
