Trazira në Boca Juniors-River Plate, ndeshja ndërpritet (VIDEO)
Derbi i Argjentinës mes Boca Juniors dhe River Plate, këtë herë i vlefshëm për Kupën Libertadores nuk arriti të përfundonte, me tifozët që sërish u bënë protagonistë duke shkaktuar ndërprerjen e sfidës...

Fansat e skuadrës vendase sulmuan në pushim të ndeshjes me spraj me piper lojtarët e River Plate, që nuk pranuan më të riktheheshin në fushë. Ndeshja e parë mes dy skuadrave kishte përfunduar me fitoren e Riverit 1-0 ndërkohë që 45 minutat e para u mbyllën në barazim 0-0. Në momentin që dy ekipet po riktheheshin në dhomat e zhveshjes një tifoz arriti të kalojë kordonin e policisë dhe hyri në tunel duke sprucuar spraj me piper në fytyrën e lojtarëve të Riverit, me Driussin dhe Ponzion që patën probleme serioze.
Trajneri i Riverit Gallardo këmbënguli që ndeshja të pezullohej, gjë që shkaktoi irritimin e trajnerit të Bocas Arruabarrena që kërkonte që ekipet të ktheheshin në fushë. Pas 75 minutash ndërprerja takimi nuk u luajt më dhe tani pritet një vendim nëse sfida do të riluhet pas minutës së 45-të apo do t’i jepet 3-0 në tavolinë Bocës, për shkak të braktisjes së saj nga skuadra e River Plate.
