Inspektoriati i Tregut, produktet bazë janë shtrenjtuar deri në 5 %

28.06.2025 19:10

Inspektorati i Tregut..

Inspektorati i Tregut pas kontrollit të mboi 100 subjekteve juridike, ka konstatuar se ka rritje të çmimeve në tregtinë me pakicë të produkteve bazë deri në 5%. Ndërsa ka ulje të çmimit të pemëve dhe perimeve.

Poashtu në shtatë muajt e fundit, Inspektorati i Tregut ka kryer mbi 2 mijë inspektime në objekte hotelierike dhe ka gjobitur 879 objekte, ndërsa janë lëshuar 79 vendime për ndalim të përkohshëm për kryerjen e aktiviteteve.

“Ka rritje prej 3 deri në 5% te produktet bazë, ndërsa te produktet higjienike, pelenat dhe ushqimi për fëmijë, rritja sillet prej 10 deri në mbi 20%. Poashtu është vërejtur edhe ulje prej 20 deri në 100% te pemët dhe perimet. Në përgjithësi te sektori i hotelierisë vërejtjet janë për mos pasjen e licencave për punë, kushte jo të duhura apo mos plotësimin e kushteve minimale teknike në çfarëdo konteksti, kalimi i orarit të punës, disiplinë jo e duhur dhe respektim të ligjit të veprimtarisë hotelierike, apo për respektimin e orarit të punës” – tha Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vllatko Stojkoski.