Manifestimi për “Vidovdanin”, Policia e Kosovës ka shoqëruar 17 persona

28.06.2025 20:22

Policia e Kosovës ka shoqëruar 17 persona...

Policia e Kosovës ka shoqëruar 17 persona në stacion policor për intervistim, pjesamrrës në manifestimet për “Vidovdan” pasi kanë provokuar masën, duke kryer nxitje të urrejtjes dhe posedonin veshje me përmbajtje provokuese e nxitëse, në kundërshtim me dispozitat ligjore.

“Referuar informacioneve nga njësitet policore të angazhuara në terren, nuk është raportuar ndonjë rast i cili ka ndikuar në mbarëvajtjen e manifestimeve, përveç shoqërimit të 17 personave në stacion policor për intervistim, të cilët kanë provokuar masën, duke kryer nxitje të urrejtjes dhe posedonin veshje me përmbajtje provokuese e nxitëse, në kundërshtim me dispozitat ligjore. Të gjitha veprimet policore janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, me vendim të të cilëve një të dyshuari i është shqiptuar masa e ndalimit mbi dyshimin e bazuar për veprën penale armëmbajtje pa leje, një tjetri i është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje, 4 të tjerë janë liruar, kurse 11 të tjerë janë në procedurë të intervistimit”, - thuhet në njoftimin e policisë të shpërndarë pas përfundimit të manifestimit.

Policia thotë se me kohë kishte ndërmarrë masat operative për menaxhimin e situatës së sigurisë, ruajtjen e rendit publik, orientimin e trafikut rrugor dhe menaxhimin kufitar.