Përleshje mes policisë dhe protestuesve, 70 të lënduar dhe 77 të arrestuar në Beograd
Gjendja mbrëmë në Beograd ishte e tensionuar...

Gjendja mbrëmë në Beograd ishte e tensionuar, pasi pati përleshje mes protestuesve dhe policies, me çrast u hodhën gurë, fishekzjarrë, shishe dhe gaz lotsjellës. Autoritetet njoftuan për të arrstuar dhe të lënduar.
“Prishja e rendit dhe qetësisë ka filluar në orën 21 e 45 minuta. Gjatë prishjes së rendit dhe qetësisë publike janë lënduar 48 pjesëtarë të policisë. Njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore, lëndim në kokë, sipas gjitha gjasave nga një gur i hedhur drejt policisë. Nga ky tubim publik i pa paralajmëruar, janë arrestuar 77 persona, nga të cilët një është i mitur. Janë ndaluar 38, ndaj 35 personave do të ngriten kallëzime penale, ndërsa kundër 26 personave do të ngrihen kallëzime për kundërvajtje. 22 qytetarë janë paraqitur për ndihmë mjekësore, ndërsa dy prej tyre kanë marrë lëndime të rënda trupore” – deklaroi Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se edhe pas terorit shtatë mujorë nuk mund ta mundin Serbinë me dhunë.
“Terrori po zgjat shtatë muaj, veprime të njerëzve që e morën ligjin në duart e tyre dhe e shkelën. Mesazhi i mbrëmshëm ‘keni dritë jeshile’ është thirrje e drejtpërdrejtë për përplasje civile dhe sulme ndaj policisë. Nga Prokuroria Publike kërkojmë të bëjë punën e vet, të mos shtiret sikur nuk kupton. Nuk do të nënshkruaj asnjë lloj amnistie për ata që janë paralajmëruar 500 herë të mos marrin pjesë në dhunë” – u shpreh Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Rreth 140 mijë protestues në Beograd kërkojnë dorëheqjen e presidnetit Vuçiq dhe zgjedhje të parakohëshme.
“Nuk do të heqim dorë. Duam ta rrëzojmë Vuçiqin dhe le të vijë kushdo tjetër“ – tha një protestues.
“Pres që të përmbushet ultimatumi që e dhanë studentët” - u shpreh një tjetër protestues.
“Me kryengritjen e tyre të guximshme dhe paqësore, studentët na bashkuan të gjithëve në një mision të përbashkët: për të mbrojtur institucionet, drejtësinë dhe të drejtën për mendim ndryshe” – tha Rektori i Universitetit të Beogradit, Vladan Gjokiq.
Prokurori i shtetit Nenad Stefanoviq ka deklaruar se të gjithë ata që kanë sulmuar policinë do të “identifikohen, do të ndiqen penalisht dhe do të përgjigjen para drejtësisë”. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
