Janevska, do të ndërtohet kampus i ri për UNT-në në Shkup

29.06.2025 15:09

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska...

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në raportin për punën një vjeçare në drejtimin e kësaj minsitrie mes tjerash bëri të ditur se ka filluar procedura për sigurimin e librave për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme për vitin e ardhshëm shkollorë, përfshirë këtu edhe librat për gjuhët e huaja.

Me dy miliard denarë po ndërtohen 7 shkolla të reja, ndërsa do të rekunstruohen rreth 20.

Po ndërtohen edhe 4 salla të reja sportive, si dhe po renovohen dy konvikte studentore në Shkup.

Është siguruar grant i pa kthyeshëm prej rreth 70 milion denarë për foto voltaik në 50 shkolla.

“Do të ndërtohet kampus i ri për Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup dhe  kampus i ri për fakultetin e Mjekësisë në Shtip. Dy investimet do të fillojnë të realizohen këtë vit. Dy procese për të cilët angazhohem personalisht që në fillim të mandatit është optimizimi i rrjetit shkollorë dhe aplikimi i mësimit në një ndërrim. Dy proceset po zhvillohen paralelisht dhe do të mundësojnë arsim më kualitativ, qëndrim më të gjatët ë fëmijëve në shkollë dhe socializim më të madh të fëmijëve nga zonat rurale.” – tha Ministreja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.  

Janevska, s’ka përmirësim notash në kolegjium

Janevska njëherit bëri të ditur se aktualisht në 153 shkolla zhvillohet mësimi në një ndërrim, ndërsa mbeten edhe 245 shkolla me mësim në dy ndrrime në të cilat në disa etapa synohet të mundësohet mësim në një ndërrim.

Me pamundësimin që në kolegjiumin arsimor të përmirësohen notat, përcillet porosia se për notë të mire patjetër duhet mësuar, tha Janevska.

“Pres që nxënësit pak më shumë të përpiqen, ndërsa të ndërpriten presionet e prindërve. Një numër i arsimtarëve që u janë gjetur në shërbim, poashtu do ta dinë se në kolegjium kjo nuk do të mund të ndodhë, ndërsa një numër i madh i arsimtarëve e përshëndesin masën, pasi do të jenë të shakrkaur nga presioni. Porosia është e qartë nëse dëshironi note të mire patjetër të mësoni.” – u shpreh Ministreja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.  

Janevska njëherit theksoi partneritetin me Qendrën hulumtuese të Komisionit evropian e cila do të hap dyert për shkenctarët dhe hulumtuesit nga Maqedonia.