Zgjedhjet Lokale, Iseni: Retorikë e ashpër në parazgjedhje

29.06.2025 16:43

Maqedonia e Veriut para zgjedhjeve lokale në tetor...

Maqedonia e Veriut para zgjedhjeve lokale në tetor. Vendi do të fitojë pushtet të ri lokal. Partitë politike veçmë kanë nisur aktivitetet e tyre në formate të ndryshme me një komunikim të ndërsjellë të ashpërsuar.

Analisti politik Xhenur Iseni, thotë se gara do të jetë edhe më e fortë sikurse në taborin politik shqiptarë ashtu edhe atë maqedonas.

Zgjedhjet sipas Isenit do të vlerësojnë partitë.

“Do të jetë shumë retorikë e ashpër, sepse varet edhe jetëgjatësia e partive politike, jetëgjatësia e atyre në opozitë, ndërsa jetëgjatësia e koalicionit VLEN në pushtet në qoftëse ka një rezultat jo i pritshëm për ata, atëherë do të rritet presioni mbi ata, ose do të rritet narativi i legjitimitetit, siç e thekson opozita shqiptare. Partitë që janë në pushtet janë në poll-pozicion në krahasim me ato që janë në opozitë, sepse ato në pushtet veçmë promovojnë projekte të cilat i financon qeveria dhe dalin i promovojnë në nivel lokal dhe kështu janë më afër qytetarëve dhe matin pulsin e tyre. Ndërkaq, ato në opozitë nuk e kanë këtë luks, sidomos ajo shqiptare dhe do të jetë e vështirë për ata sepse praktikisht ata pas dy dekadave i presin këto zgjedhje në opozitë.” – deklaroi analisti politik, Xhenur Iseni.

Iseni: Dominuese, çështjet lokale dhe etnike

Temat që do ta dominojnë fushatën pritet të jenë të ndërthurura nga ato lokale deri tek çeshtjet me karakter etnik.

“Megjithëse koalicioni VLEN do të mundohet që zgjedhjet lokale ta shtyjë narrativin lokal, siç janë premtimet për ujësjellës, për kanalizëm, për rrugë, për ndriçim, për infrastrukturë rrugore etj., ndërkaq opozita do të fokusohet në temat etnike sepse që tani e përmendin fjalën referendum, që për mendimin tim nuk janë referendum, zgjedhjet lokale dallojnë jashtëzkonisht shumë prej zgjedhjeve parlamentare. Ndërkaq te tabori politik maqedonas nuk besoj që do të ketë kësi lloj narrativi sepse sepse opozita edhe ashtu është në defanziv totale dhe këto zgjedhje do të jenë vetëm formalitet për VMRO-në.” – u shpreh analisti politik, Xhenur Iseni.

Përqëndrimi i partive politike do të vehet edhe në përzgjedhjen e kandidatëve. Profili kandidatëve për kryetar komune do të jetë me rëndësi, vlerëson Iseni. Ndërkaq sa u takon kandidatëve vërtetë të pavarur, ai vlerëson se s’do ti kemi në garë.

Ata të paktët që do të paraqiten, do të kenë mbështetjen e ndonjë partie me marrëveshje paraprake. (Meral Ismaili, TVM2)