Mexhiti: BDI fshinte shqiptarët nga qytetet dhe fshatrat
Me akuza për regjistrimin e fundit ndaj BDI-së

Me akuza për regjistrimin e fundit ndaj BDI-së, ka dalë edhe Zv.Kryemisnitri i parë Izet Mexhiti, sipas të cilit, BDI ka fshirë shqiptarët nga qytetet dhe fshatrat.
“E kuptoj nervozen e BDI-së kur hapet tema e regjistrimit të popullsisë
Ata më së miri e dinë se deri sa kryhej operacioni i fshirjes së shqiptarëve, ata merreshin me operacione të pasurimit dhe nuk u interesonte asgjë tjetër. Tani përmes patriotizmit të rrejshëm në “Facebook”, përpiqen të mbrojnë rrenat e tyre,” - thekson Mexhiti.
Sipas tij: “Në fshatin Ladorisht, sipas regjistrimit të vitit 2021 janë evidentuar 1.344 banorë mbi moshën 18 vjeç, kurse ne zgjedhjet e vitit 2024 kanë votuar 2.397 persona. Pra, kanë votuar 1000 persona më tepër se sa janë regjistruar.
Në fshatin Veleshtë, janë regjistruar 2.196 persona mbi moshën 18 vjeç, ndërsa kanë votuar 2.377, rreth 200 më shumë se sa janë regjistruar. Si dhe në fshatin Livadhi, numri i votave në zgjedhjet 2024 është më i lartë se numri i banorëve të regjistruar në 2021.
BDI me politikat destruktive, përveç që shpërnguli qindra mijëra njerëz jashtë shtetit, edhe ato që mbetën në zonat shqiptare, i ka fshirë nga evidenca. Vetëm nga këto 3 fshatra të Strugës, nga regjistrimi janë "harruar" mbi 5.000 shqiptarë. Numri i përgjithshëm i shqiptarëve të fshirë në nivel republike do t'ju tmerrojë, prandaj po bërtisni! Prandaj s'jeni rahat! Koha për përgjegjësi për tradhtitë kombëtare dhe përgjegjësi do të ketë!, shkruan Mexhiti në rrjetet siciale.
