A zgjidh krizën plani i BE-së për mbytjen e anijeve të kontrabandistëve?

15.05.2015 13:39

Në përpjekje për të shkatërruar modelin e biznesit të trafikantëve të qënieve njerëzore dhe për zgjidhjen e krizës së refugjatëve në Mesdhe, Bashkimi Europian ka bërë pjesë të një plani më të gjërë shpëtimi të klandestinëve edhe një operacion ambicioz ushtarak të marines, që përfshin edhe propozimin për mbytjen e anijeve të kontrabandistëve...

Në këtë mënyrë  do të  identifikohen  diktohen e e mundësisht, shkatërroje anijet e trafikantëve në ujrat e Libisë, çka do të kërkonte një rezolutë të Kombeve të Bashkuara.

Gjermania shprehet e bindur se Këshilli i Sigurimit do ta japë pëlqimin e tij. Por edhe pse kjo ide ka gjetur mjaft mbështetje në radhët e anëtarëve të BE-së, nuk janë të paktë ekspertët që hezitojnë ta përshëndesin nismën. Sipas tyre, ka shume çështje që mbeten të hapura. Kush duhet të vendosë se cila është anije kontrabandistësh dhe cila jo? A do të kapen vërtetë kokat e kontrabandistëve apo vetëm ndihmësit e tyre? A ka rrezik që të vdesin edhe të pafajshëm kur trupat e BE-së të mësyjnë dhe tokën në Libi?

Në fakt, nuk ekziston një përgjigje e qartë dhe e vendosur për pyetjen: a e zgjidh vërtet përdorimi i armëve dramën e refugjatëve?

Edhe nëse goditet trafikimi në Libi, pas një fare kohe si klandestinët, ashtu edhe kontrabandistët mund të gjejnë rrugë të tjera kalimi. Që aktiviteti i këtyre bandave kriminale duhet frenuar, këtë ekspertët as që e vënë në diskutim.

Por modeli i një biznesi të tillë nuk d?ështon po u mbytën anijet; ai shembet vetem nëse mundësohet udhëtimi legal për në Europë. Kjo eshte e vetmja mënyrë që të mos ketë më kërkesa për kontabandistët, thonë këta zëra, duke shtuar se do të lipset padyshim edhe bashkëpunimi i shumëpërfolur i vendeve të origjinës,  prej nga vërshojnë refugjatët.