Rusia ka kryer 537 sulme ajrore
29.06.2025 20:15
Rusia ka kryer sulmin më të madh ajror kundër Ukrainës, duke nisur 537 armë ajrore....

Rusia ka kryer sulmin më të madh ajror kundër Ukrainës, duke nisur 537 armë ajrore.
Nga 537 armë ajrore ruse të nisura drejtë Ukrainës ishin 477 dronë dhe 60 raketa, kanë bërë të ditur forcat ajrore ukrainase. Prej tyre, 249 janë rrëzuar. Nga Forcat Ajrore ukrainase thonë se bëhej fjalë për “sulm më masiv ajror”, me dronë edhe raketa. Bëhet e ditur se sulmi kishte në shënjestër rajone në të gjithë Ukrainën, përfshirë Ukrainën perëndimore, larg vijës së frontit. Polonia dhe vendet aleate ngritën në ajër aeroplanë për të siguruar hapësirën ajrore.
