Trump, thirrje për armëpushim në Gazë
Presidenti amerikan, Donald Trump...

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë thirrje për armëpushim në konfliktin në Gazë.
“Pajtohuni për marrëveshje për gazën. Kthejini pengjet!!!”, - ka shkruar Trump në rrjetin social, Truth Social.
Trump i ka shtuar pritjet për një marrëveshje prej të premtes, kur ka thënë se marrëveshja për armëpushim mund të arrihet javën tjetër. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ai ka thënë se “jemi duke punuar për Gazën dhe po përpiqemi të kujdesemi për të”.
Ndërkohë një zyrtar izraelit ka thënë se janë duke u bërë plane që kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu të udhëtojë në Uashington, sinjal që mund të ketë lëvizje për një marrëveshje të re.
Bennett: Netanjahu duhet të largohet
Ndërkohë në një intervistë me Kanalin 12 të Izraelit, ish-kryeministri izraelit Naftali Bennett, ka deklaruar se është “tepër” dhe “jo e shëndetshme” që Netanyahu “ka qenë në pushtet për 20 vjet”.
Netanyahu “duhet të largohet”, tha ish-kryeministri, një udhëheqës i krahut të djathtë i cili në vitin 2021 bashkoi forcat me kritikët e Netanyahut për të formuar një koalicion, që e rrëzoi atë nga posti i kryeministrit pas 12 vitesh në krye të qeverisë.
