Maqedoni
Rritet rreziku nga zjarret, QMK-ja fton qytetarët për kujdes më të madh
30.06.2025 11:38
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza apelojnë qytetarët për kujdes të shtuar gjatë qëndrimit dhe lëvizjes në natyrë....

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza apelojnë qytetarët për kujdes të shtuar gjatë qëndrimit dhe lëvizjes në natyrë.
“Tregoni kujdes gjatë qëndrimit dhe lëvizjes në natyrë. Mos digjni kashtë, mbeturina dhe mos shkaktoni zjarre të pakontrolluara në ambiente të hapura. Vetëm me sjellje të përgjegjshme mund të parandalojmë zjarret që paraqesin rrezik potencial për njerëzit, pronën dhe natyrën.”, apelojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
