Maqedoni
Integrimi evropian i RMV-së, Murtezani: Politikat qeveritare lëvizin vendin drejt BE-së
30.06.2025 11:52
Murtezani, me rastin e njëvjetorit të punës së Qeverisë, tha se integrimi evropian nuk është vetëm një qëllim deklarativ...

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, me rastin e njëvjetorit të punës së Qeverisë, tha se integrimi evropian nuk është vetëm një qëllim deklarativ, por një politikë e operacionalizuar që jep rezultate konkrete.
“Pas 12 muajve punë të përkushtueshme, jemi të gatshëm jo vetëm për llogaridhënie, por për rezultate të cilat hapin perspektiva reale. Atë që paraprakisht e theksova në konferencën tematike për shtyp për 100 ditët e para, sot po e mbindërtojmë – me politika të implementuara, fonde të aktivizuara, hapa konkretë institucionalë dhe rritje të vizibilitetit të eurointegrimit tonë. Në këtë drejtim, do të dëshiroja të rikujtoj edhe fjalët e kryeministrit Mickoski në hapjen e këtij cikli llogaridhënës: se Qeveria nuk premton mrekullira, por punë të ndershme, të përgjegjshme dhe të qëndrueshme. Ky është edhe parimi mbi të cilin bazohet puna jonë në Ministrinë për Çështje Evropiane. Gjatë këtyre dymbëdhjetë muajve, kemi realizuar mjaftë hapa të rëndësishme. Reviduam strukturën negociuese, në linjë me riorganizimin e ri të organeve të administratës shtetërore, duke marrë parasysh edhe risitë në negociatat e aderimit, me synim për përforcimin e dialogut me BE-në.”, u shpreh ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani.
