Botë

Vijon i nxehti përvëlues në Europë, meteorologët: Temperatura të paprecedenta

30.06.2025 13:29

Pjesë të mëdha të Evropës vazhdon të jetë e prekur nga një valë e të nxehtit përvëlues...

Pjesë të mëdha të Evropës vazhdon të jetë e prekur nga një valë e të nxehtit përvëlues, me temperatura në mes të 30-ave deri në 40°C dhe një sërë alarmesh shëndetësore dhe mjedisore të lëshuara në të gjithë kontinentin, veçanërisht në pjesën jugore të tij.
 
Franca, Italia, Portugalia dhe Spanja, në veçanti, kanë parë mot ekstrem gjatë fundjavës dhe ka të ngjarë që ato kushte të vazhdojnë edhe sot.
 
Ja si paraqiten temperaturat në qytetet kryesore europiane: Roma, Madridi dhe Bolonja 36°C, Athina dhe Napoli 35°C, Lisbonë 34°C, Zagreb 33°C, Paris 32°C, Londër 31°C.
 
Ka zona ku temperaturat do të arrijnë edhe në 40°C, siç është rajoni i Extremadurës në Spanjë.
 
Në Itali, 27 qytete ishin në gatishmëri të lartë të dielën. Në Francë, 84 nga 96 departamentet kontinentale të vendit janë në alarmin e dytë më të lartë “portokalli” për nxehtësinë, raportoi AFP.
 
“Kjo është e paprecedentë,” tha Agner Pannier-Runacher, ministrja e tranzicionit të ekologjisë në Francë.