Ekonomi

Ulen çmimet derivateve të naftës

30.06.2025 14:09

KRrE solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka marrë vendim për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 2,30 % në raport me vendimin e datës 27.06.2025.
 
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 ulen për 2,00 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E-V) ulet për 1,00 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) ulet për 2,50 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut М-1 SU ulet për 0,605 denarë për kilogram.
 
Nga data 01.07.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 75,50 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 77,50 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) 69,50 (denarë/litër)
  • Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 69,50 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 39,583 (denarë/kilogram)