Maqedoni

LSDM-ja me akuzë për tender milionësh, Toshkoski hedh poshtë pretendimet

30.06.2025 14:21

LSDM-ja ka vazhduar akuzat ndaj ministrit të Brendshëm se ky i fundit ka ndarë një tender milionësh

LSDM-ja ka vazhduar akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski, se ky i fundit ka ndarë një tender milionësh për organizimin e testimeve të patentë shoferit në rajonin e Pellagonisë të një kompanie në pronësi të një zyrtari komunal të VMRO-DPMNE-së. Socialdemokratët dyshojnë se kësaj pune i vjen “era” korrupsion dhe tender paraprakisht i kurdisur. 
 
“Nën udhëheqjen e Pançe Toshkovskit, Ministria e Brendshme i dha një tender multimilionësh për organizimin e testimeve të patentë shoferit në rajonin e Pellagonisë një kompanie të sapo themeluar "Super Vozitës", pas së cilës qëndron një zyrtar i komunës së VMRO-DPMNE-së, respektivisht këshilltarit të komunës së Kërçovës, Filip Mitreski. Kjo kompani u regjistrua vetëm tre muaj para se të shpallej tenderi. Kjo punë bie erë korrupsioni dhe marrëveshjeve të mëparshme të dakorduara.”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.  
 
Në ndërkohë ministri i brendshëm, Pançe Toshkovski, hedh poshtë akuzat e opozitës, duke thënë se janë të pavërteta, duke u arsyetuar se kompania fituese ka fituar tenderin për shkak të përmbushjes së kritereve. Toshkovski me kundërpyetje, kompania e cila nuk u zgjodh në këtë thirrje, a është e afërme me LSDM-në?
 
“Nëse për ata ka kaq shumë rëndësi se kush i përket cilës parti, atëherë unë do të pyesja, a është e vërtetë se poligoni i cili,  njërën kompani i përmbushi kushtet dhe fituar tenderin, ndërsa tjetra nuk i përmbushi e që mori pjesë në këtë thirrje publike, kjo kompani i përket një familjeje shumë të njohur, e cila në të kaluarën ka mbështetur politikat e LSDM-së në pushtetin lokal dhe qendror.”, - theksoi ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski.
 
Të gjitha këto, Toshkovski i tha pas vizitës së pikës kufitare Bogorodicë, ku bashkërisht me Këshillin Republikan për Siguri në komunikacionin rrugor promovuan fushatën parandaluese verore "Vozit i pushuar”. 
 
REXHEP QAMILI