Petir: Politikanët në Maqedoni t'i vënë interesat e popullit në plan të parë

15.05.2015 13:48

Politikanët në Maqedoni duhet të mbledhin forcë dhe urtësi për tejkalimin e të gjitha dallimeve dhe në radhë të parë ta vënë interesin e popullit të Maqedonisë...

Kjo është porosia e eurodeputetes kroate Marijana Petir, e cila është edhe anëtare e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, si dhe Komitetit të përzier të Europarlamentit dhe Kuvendit të Maqedonisë.

Siç njofton korrespodenti i MIA-s nga Brukseli, eurodeputetja Petir në një deklaratë për MIA-n e theksoi shqetësimin e saj për ngjarjet e fundit në Republikën e Maqedonisë, duke theksuar se ata ndikojnë që vendi gjithnjë e më shumë të largohet nga qëllimi i saj, e ai është integrimi në Bashkimin Evropian.

"Si anëtare e Komisionit të PE-së për marrëdhënie me Maqedoninë, unë në disa herë publikisht i bëra thirrje Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian, pa shtyrje të caktohet data për fillimin e negociatave me Maqedoninë. Vendi këtë e meritoi për shkak nivelit jashtëzakonisht të lartë të gatishmërisë", thekson deputetja e Parlamentit Evropian.

Megjithatë, Petir thekson se është e shqetësuar për marrëdhëniet e brendshme politike në Maqedoni, ku sipas saj është e dukshme mungesa e dialogut mes opozitës dhe Qeverisë.

"Në një situatë të tillë, opozita vullnetarisht nuk merr pjesë në punën e Kuvendit, që gjithnjë e më shumë e largon Maqedoninë nga qëllimi i dëshiruar. Nëse politikanët e Maqedoni dëshirojnë që Maqedonia t'i fillojë negociatat inkuadruese me Bashkimin Evropian, ata duhet të mbledhin forcë dhe urtësi për tejkalimin e të gjitha dallimeve dhe në radhë të parë t'i vendosin interesat e popullit të Maqedonisë" porosit Petir e cila është deputete nga radhët e Partisë Popullore Evropiane (EPP) partia më e madhe në Europarlament.