Maqedoni

Pellagoni, inaugurohet rruga ekspres Farish - Drenovë

30.06.2025 14:38

Në rajonin e Pellagonisë është lëshuar për qarkullim rruga ekspres Farish - Drenovë...

Në rajonin e Pellagonisë është lëshuar për qarkullim rruga ekspres Farish - Drenovë, një arterie e komunikacionit rrugor me interes për Manastirin, Prespën, Prilepin dhe Kavadarin. Bëhet fjalë për një rrugë me gjatësi prej 10.2 kilometra, me vlerë prej gati 45 milionë euro.
 
“Erdhi koha kur paratë e qytetarëve kthehen sërish tek qytetarët përmes projekteve, rrugëve, shkollave, fabrikave. Kjo rrugë, Farish – Drenovë, nuk është vetëm një rrugë e zakonshme, por është edhe një mesazh. Mesazh se mundemi ndryshe. Mesazh se nëse ka vullnet, gjithçka është e mundur. Dhe dëshmi se Maqedonia nuk do të mbetet përgjithmonë në ngecje, siç ishte shtatë viteve të fundit, por do të ecë fuqishëm drejt përparimit. Qytetarët kanë pritshmëri. Dhe ne nuk do t’i zhgënjejmë ato pritshmëri. Këto para, ashtu si në të kaluarën dhe sipas parimeve që kemi parë deri më tani, nuk përfunduan në xhepat e dikujt, nuk u zhdukën nëpër provizione, tenderë dhe marrëveshje fiktive. Por, janë këtu, para jush. Në asfalt. Në vepra reale, të prekshme.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.