Maqedoni

Nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare

01.07.2025 08:57

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, mbi rrugë të thata...

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, mbi rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është i rritur.
 
Në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje apo dalje nga shteti.
 
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës rrugore të vendosur dhe drejtimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, shtigje lumi dhe gryka, ku ekziston mundësia për rrëshqitje dheu.
Kjo vlen në mënyrë të veçantë për segmentet: Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.