Maqedoni

Nga sot ndalohet lëvizja në pyje

01.07.2025 09:00

Nga sot deri më 31 gusht, hyn në fuqi ndalimi dy mujor për lëvizje në pyje...

Nga sot deri më 31 gusht, hyn në fuqi ndalimi dy mujor për lëvizje në pyje, për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret në hapësira të hapura.
 
Nga ndalimi përjashtohen punonjësit e institucioneve kompetente, subjektet e autorizuara që kryejnë aktivitete pyjore dhe personat që kanë leje me shkrim.
 
Për mosrespektim të ndalimit, personat fizikë do të përballen me gjoba që variojnë nga 1.500 deri në 2.000 euro, në kundërvlerë në denarë.