Maqedoni

Deri në fundjavë mot me diell dhe shumë i nxehtë, temperaturat deri në 40°C

01.07.2025 09:14

Gjatë ditës së sotme, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të lehta lokale....

Gjatë ditës së sotme, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të lehta lokale. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit ajo do të jetë më e fuqishme dhe nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 22°C, ndërsa ato maksimale nga 31 deri në 38°C.

 
Edhe në Shkup pritet mot i ngjashëm – me diell dhe me vranësira të pakta lokale. Erërat do të jenë të dobëta deri mesatare, herë pas here më të fuqishme nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë në 20°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 38°C.
 
Mot i ngrohtë dhe me diell pritet të mbizotërojë gjatë gjithë pjesës së mbetur të javës. Temperaturat do të jenë në rritje të vazhdueshme, veçanërisht nga e enjtja dhe gjatë fundjavës, kur në të gjithë vendin priten vlera mbi 30°C, ndërsa në disa zona ato mund të arrijnë deri në 40°C.