Maqedoni

Shkup, takimi i liderëve BE - Ballkani Perëndimor

01.07.2025 09:38

Sot në Shkup mbahet samiti i liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor...

Sot në Shkup mbahet samiti i liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili është përqendruar në Planin për Rritje. Nikoqir i takimit është kryeministri Hristijan Mickoski, ndërsa marrin pjesë komisionerja për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë së Mirë, Marta Kos, liderë nga Ballkani Perëndimor, ministra, përfaqësues të lartë të BE-së, si dhe përfaqësues të organizatave rajonale dhe institucioneve ndërkombëtare.
 
Në kuadër të samitit do të mbahen dy panele:
 
Paneli i parë do t’i kushtohet Planit për Rritje të Ballkanit Perëndimor, me fjalime nga kryeministri Mickoski dhe komisionerja Kos. Më pas do të mbahet konferencë e përbashkët për media.
 
Paneli i dytë do të fokusohet në mekanizmat konkretë dhe mbështetjen për zbatimin e Planit për Rritje.
 
Dje, në ambientet e Qeverisë, kryeministri Mickoski zhvilloi takim me komisioneren Kos, ku theksoi përkushtimin e Qeverisë për integrim në Bashkimin Evropian, në mënyrë dinjitoze dhe përmes zbatimit të reformave thelbësore në fushat kyçe.