Maqedoni

Maqedonia e Veriut dhe Lituania, marrëveshje për bashkëpunim kundër krimit të organizuar

01.07.2025 13:39

Maqedonia e Veriut dhe Lituania po shënojnë 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike....

Maqedonia e Veriut dhe Lituania po shënojnë 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike. Me këtë rast, dy ministrat e brendshëm, Pançe Toshkovski dhe homologu i tij, Kondratoviq, nënshkruam memorandum për përforcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë për të luftuar krimin dhe korrupsionin.  
 
“Nënshkruam marrëveshje për bashkëpunim policor, e cila do të fokusohet në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Sigurisht se në kuadër të këtij bashkëpunimi do të inkorporohet edhe lufta kundër krimit të organizuar, migrimit jolegal. E falënderoj ministrin që dha përkrahje për procesin tonë eurointegrues, ku u ofrua që me ekipin e tij të jetë në dispozicion të MPB-së.”, - deklaroi ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski.
 
Ministri i Lituanisë, Kondratoviq, vlerësoi se MPB-ja ka përparuar në fushën e sigurisë dhe në luftimin e kriminalitetit dhe shprehu gatishmëri për të ndihmuar vendin në rrugëtimin evropian.
 
“Tërësisht mbështesim RMV-në në rrugën eurointegruese dhe sipas përvojës sonë si anëtare e BE-së ka bërë proces transformimi. Ne kemi filluar këtë rrugëtim para 30 vitesh dhe me të vërtetë po vërehet përparim i madh dhe që kjo të arrihet, vendi duhet të jetë i përkushtuar drejt procesit reformues.”, - theksoi ministri i Brendshëm i Lituanisë, Vlladislav Kondratoviq.
 
Për aksionin e djeshëm në Strumicë, ku u sekuestruan rreth 100 kilogram drogë, ministri Toshkovski tha se këto aksione do të vazhdojnë në të gjithë territorin e vendit, ndërkohë sa i përket fluksit të shtuar nëpër pikat kufitare, tha se po punohet për të reduktuar fluksin gjatë pushimeve verore dhe për t’u mundësuar qytetarëve kalim sa më të shpejtë.  
 
REXHEP QAMILI