Maqedoni

Shkup, Kos takon liderët e Ballkanit Perëndimor: Keni bërë përparim, zgjerimi i hapur

01.07.2025 15:16

Kos me porosi të qarta iu drejtua liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor në tryezën e përbashkët...

Komisionarja për zgjerim, Marta Kos, me porosi të qarta iu drejtua liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor në tryezën e përbashkët, sa i përket Evropës së unifikuar, duke përfshirë Ballkanin Perëndimor, ruajtjen e sigurisë së kontinentit, demokracisë dhe zhvillimin e konkurrencës. Kos lavdëroi vendet e Ballkanit për progresin e dukshëm. Ajo tha se ekziston konsensus i qartë në Evropë për ta zgjeruar bllokun, por rikujtoi se dritarja e mundësive nuk do të jetë aty përgjithmonë.
 
“Shqipëria ka hapur tre klasterë në gjashtë muajt e fundit. Nëse vazhdojmë kështu, këtë vit do të jemi në gjendje të hapim të gjithë klasterët. Mali i Zi ka mbyllur një kapitull të ri. Në Bosnje e Hercegovinë është përshtatur agjenda reformuese. Në Kosovë po presim qeverinë e re dhe zotëri Kurti të japë shumë energji në procesin e përafrimit.  Në Serbi veç më po lëvizim dhe shpresoj se së shpejti do ta kemi të mundur që të ecim para.”, - theksoi komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos.
 
Kos: Shpejtoni planin e rritjes
 
Vendet anëtare të BE-së me syçelëti janë duke ndjekur progresin e vendeve aspirante, theksoi Kos. Ajo kërkoi intensifikimin e planit të rritjes që ndihmon reformat. Vetëm nga progresi i reformave do të varet edhe dispersimi i plotë i miliardave evropiane, theksoi eurokomisionarja.
 
“Më 15 korrik ministrave tuaj të tregtisë do t’u kërkohet të vendosin për drejtorin e ardhshëm të sekretariatit të CEFTA-s. Ju lutem të koordinoheni dhe sigurohuni që të keni vendim që tregu i vetëm të kalojë nëpërmjet CEFTA-s, pasi ne nuk kemi shumë kohë dhe para për të humbur. Mund të dispersoj shumën e plotë të fondeve atëherë kur reformat janë zbatuar plotësisht.”, - theksoi komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos.
 
50% e fondeve të Planit Evropian për Rritje do të shkojnë për projekte infrastrukturore, solare, digjitale, si dhe për zhvillimin e ekonomisë konkurruese, theksoi Kos. Fondet tjera do të jenë në formën e kredive të buta duke iu dhënë mundësi biznesi të rinjve, si dhe krijimin e një tregu të përbashkët të ekonomisë. BE-ja në vjeshtë planifikon të mbajë konferencë rajonale të investimeve në Tiranë dhe Podgoricë.
 
MERAL ISMAILI