Departamenti i shtetit: Po punojmë për të ofruar ndihmë për Gazën
Hamasi është përgjegjës për situatën aktuale në Gazë...

Hamasi është përgjegjës për situatën aktuale në Gazë. Ata nisën sulmet më 7 tetor dhe vazhdojnë të refuzojnë të dorëzojnë armët ose të lirojnë pengjet e mbetura, përfshirë eshtrat e dy amerikanëve dhe po përdorin dhunë për të ndërhyrë në shpërndarjen e ndihmës për popullin e Gazës, tha përfaqësuesja e Departamentit të Shtetit.
"Ne po punojmë për të ofruar ndihmë dhe në të njëjtën kohë po punojmë ende për të arritur një armëpushim. Ne ende shpresojmë të bëjmë një ndryshim për Gazën. Mendoj se veprimi ynë dhe problemet me Iranin flasin për angazhimin tonë për të ndryshuar Lindjen e Mesme, në mënyrë që njerëzit të mund të jetojnë në paqe.", - deklaroi një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit, Tami Brus.
Luftimet vazhdojnë në enklavë, forcat izraelite kanë urdhëruar evakuimin e veriut. Izraeli ka dërguar një delegacion në Uashington për bisedime të reja për armëpushim të udhëhequra nga administrata Tramp.
