Botërori i klubeve 2025, eliminohen Interi dhe Manchester City
Gjiganti anglez, Manchester City...

Gjiganti anglez, Manchester City, është ndalur në një të tetën e finales në Kupën e Botës për Klube. Anglezët e drejtuar nga Pep Guardiola u mposhtën me 4:3 nga skuadra arabe, Al-Hilal.
Ndeshja u vendos në vazhdime, ndërsa golin e fitores për Al-Hilalin e Simone Inzaghit e shënoi Marcos Leonardo në minutën e 112-të.
Al-Hilali shkon në çerekfinale, ndërsa City mbetet pa trofe të fituar në këtë kampanjë.
Aventura e Interit në Kupën e Botës për Klube përfundoi në raundin e 1/8 –tes, pas humbjes 2:0 nga brazilianët e Fluminense.
Ishte kjo një përballje e dy skuadrave të cilat në fazën e garave në grupe nuk kishin pësuar disfatë. Interi ishte i pari në grupin “E”, ndërsa Fluminense i dyti në grupin “F” me 1 fitore 2 barazime.
Në ¼ e finales Al-Hilal do të përballet me Fluminense.
Dy dyshet tjera të ¼ së finales janë Palmeiras - Chelsea dhe PSG - Bayern München. (Safet Ademi, TVM2)